“ ALFA “ s.a. R R E G U L L O R E

MBI RREGULLAT E ZHVILLIMIT TE PROMOCIONIT HEINEKEN UCL

01 Mars 2019 – 31 Maj 2019

Kjo rregullore do të shërbejë për të organizuar dhe zhvilluar, promocionin e Heineken UCL të organizuar nga shoqëria “ALFA” sh.a

Shorti organizohet nga “ALFA” sh.a., si përfaqësuese ekskluzive e birrës Heineken në Shqipëri, me qendër në Tiranë, Autostrada Tiranë-Durrës, Kilometri 0, Godina AGNA Group.

Shoqëria “ALFA”sh.a. është një shoqëri që operon me sukses në tregun shqiptar, e cila funksionon me Nr: NIPTI J62903630D, e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendimin Nr: 7686 date 29/10/1993, dhe përfaqësohet me sukses nga Administratori I saj Z.Kristo NAÇI.

Në të gjithë aktivitetin e saj kjo shoqëri, është karakterizuar nga përgjegjësia në mënyrën e punës dhe në cilësinë shkëlqyer të produkteve të prodhuara dhe të importuara, duke patur parasysh që të jemi sa më afër konsumatorit, gjithmonë një hap përpara të tjerëve, me produkte sa më cilësore dhe të shumëllojshme, duke patur si qëllim dhe mundësuar një marrëdhënie partneriteti me konsumatorin.

Në këto kushte shoqëria “ALFA” sh.a., ashtu sikurse në gjithë vitet e tjera organizon dhe këtë promocion, për të patur si objektiv komunikimin e kontaktin e drejtpërdrejtë me konsumatorin.

Rregullorja ka për qëllim zhvillimin e një promocioni sa më të saktë e transparent për publikun, për të eliminuar çdo lloj abuzimi në lidhje me këtë promocion.

Neni 1.

Promocioni i Heineken UCL zhvillohet në të gjithë territorin e Shqipërisë për të gjithë shtetasit shqiptarë apo të huaj, me banim në Shqipëri, të cilët shprehin dëshirën për të marrë pjesë në këtë shorte.

Pjesëmarrësi në short duhet detyrimsht të ketë mbushur 18 vjeç dhe të posedoje një kupon, tapë të birrës Heineken. Kuponi ose tapa, merret mënjëherë me konsumimin e një birre Heineken.

Konsumatori nuk do duhet të paguajë asnjë çmim ekstra për të marrë pjesë në këtë promocion, por mjafton të konsumojë/blejë birre në të njëjtin ambjent tregtar dhe me të njëjtin çmim që ka konsumuar/blerë më parë.

Tapat e shishes Heineken do të kenë një kod ku pjesëmarrësit për të marrë pjesë në këtë promocion duhet të hedhin në aplikacionin e web sit-in (adresën elektronike) www.heineken.com

Çdo pjesëmarrës duhet të hedhë kodin në këtë aplikacion dhe të regjistrojë të dhënat e tij online në faqen e internetit.

Neni 2.

Heineken UCL”” organizohet për një periudhe që përfshin kohën nga 01 Mars deri në 31 Maj 2019

Dhuratat në Total do të jenë 35 copë bileta (10 copë bileta do të jepen Online dhe 25 copë në shorteun live), pjesëmarrës në gjysmë finalet e UEFA Champions League (Dhuratë është vetëm bileta përkatëse dhe udhëtimi në vendin e ndeshjes.)

Promocioni “Heineken UCL” zhvillohet në të gjithë territorin e Shqipërisë për të gjithë shtetasit shqiptarë apo të huaj, me banim në Shqipëri, të cilët shprehin dëshirën për të marrë pjesë në këtë shorte. Pjesemarrësit duhet të jenë mbi 18 vjeç për të marrë pjesë në këtë promocion.

Të gjitha dhuratat e ofruara nga shoqëria “ALFA” sh.a., për këtë promocion duhet të shpallen detyrimish brenda afatit maksimal 31 Maj 2019. Jashtë këtij afati personat e dalë fitues prej konsumatoreve nuk do të kenë asnjë vlerë për tërheqje dhuratash, pavarësisht se ne treg mund të ketë produkte përpara dhe pas datave të promocionit të përcaktuara në këtë rregullore.

Promocioni “Heineken UCL” është i vlefshëm për produktet të cilat importohen nga shoqëria “ALFA” sh.a. dhe për asnjë produkt tjetër të njejtë, por që mund të jetë i importuar nga jashtë dhe nuk është pjesë e kësaj shoqërie.

Produktet për të cilat është i vlefshëm promocioni janë: Heineken Shishe 0.33 lit Poshtë tapave të shisheve janë shënuar kodet (6 karaktere - shkonja dhe/ose numra të kombinuara) me anë të të cilave fiton dhuratat përkatëse. Çdo pjesëmarrës duhet të hedhë kodin nëpërmjet adresës web www.heineken.com

Përpara regjistrimit të kodit çdo konsumator duhet të regjistrojë saktë të dhënat e tij.

Shorteu që ka lidhje me 10 biletat e gjysmë finaleve hidhen në mënyrë elektronike. Për këtë promocion pretenduesit për këto bileta duhet të hedhin kodet që gjenden poshtë tapave të birrës heineken, në aplikacionin e web sitit në (adresën elektronike) www.heineken.com

Gjatë hedhjes së kodit ata duhet të plotësojnë këto të dhëna: Emri, Mbiemri, Numri i telefonit, data e lindjes, Emaili dhe qyteti. Të dhënat duhet të jenë të sakta pasi cdo fitues i shpallur duhet ta terheqë cmimin e fituar me kartën e identitetit apo pasaportën e tij.

Nëse të dhënat nuk janë të sakta fituesi skualifikohet dhe i hiqet e drejta për të tërhequr cmimin. Përzgjedhja e fituesave bëhet në mënyrë elektronike sipas një algoritmi matematikor i gjeneruar në një faqe exeli me të dhënat e marra nga aplikimet në faqen e internetit www.heineken.com

Shpallja e fituesve online do të bëhet në bazë të tabelës së mëposhtme për gjatë cdo jave si më poshtë që do të realizohet promocioni. Shorteu për fituesit Online do të hidhet në adresën: Zyrat e Agna Group – Autostrada Tiranë - Durrës km 0, (Pranë Casa Italias) 1001

2 Fituesit e parë një (1) biletë secili:  - Shpallen më 16 Mars 2019, ora 13.00
2 Fituesit e parë një (1) biletë secili: - Shpallen më 23 Mars 2019, ora 13.00
3 Fituesit e parë një (1) biletë secili:  - Shpallen më 6 Prill 2019, ora 13.00
3 Fituesit e parë një (1) biletë secili:  - Shpallen më 13 Prill 2019, ora 13.00

 

Gjithashtu aplikuesit online do të kenë mundësinë për të fituar dhurata të tjera që do të përzgjidhen në të njëjtën ditë me fituesit e biletave për ndeshjen. Dhuratat e vogla janë Playstation, lotaria e të cilave hidhet online në adresën e mësipërme:

  • 16 MARS   ora 13.00-  1 Sony PLAYSTATION 
  • 23 MARS ora 13.00- 1 Sony PLAYSTATION
  • 6 PRILL ora 13.00-  1 Sony PLAYSTATION
  • 13 PRILL ora 13.00- 1 Sony PLAYSTATION
  • 4 MAJ ora 13.00-  2 Sony PLAYSTATION
  • 11 MAJ ora 13.00- 2 Sony PLAYSTATION
  • 31 MAJ ora 13.00- 2 Sony PLAYSTATION

Shorteu i kuponave për të fituar 25 biletat për ndeshjen gjysmë finale të UEFA Champions League do të hidhet në datën 18 Prill në Hotel Plazza, Tiranë.

Një person mund të jetë vetëm një herë fitues i dhuratës së madhe, biletë për ndeshjen e Uefa. Nëse rastësish një person zgjidhet 2 herë si nga lotaria online ose/dhe nga lotaria gjatë eventit ai do të përjashtohet herën e dytë dhe do të zgjidhet një person tjetër.

Fituesit do të shpallen në faqen përkatëse të Facebook (www.facebook.com/agnagroup) dhe të internetit: www.agnagroup.com. Ata do të lajmërohen edhe nëpërmjet telefonit nga përfaqësuesit e Alfa Sha,

Nëse keni fituar pjesëmarrësi duhet ta tërhiqë çmimin e tij brenda dy javësh (për dhuratat e vogla) ndërsa për biletat do të njoftohet nga stafi i kompanisë dhe të paraqitet në adresën e mëposhtme: shoqëria “ALFA”sh.a., Autostrada Tiranë – Durrës, kilometri 0, Tiranë.

Mbledhja e kuponove për të hedhur fituesin e një prej 25 biletave, pjesëmarrëse në gjysmë finalet e UEFA Champions League do të bëhet gjatë periudhës nga data 1 Mars deri në 15 Prill 2019 ora 23.00.

Neni 3.

Të dhënat e fituesve për biletat e ndeshjes gjysmë finale të UEFA champions League, që do të dalin nga lotaria e hedhur në datën 18 Prill në Hotel Plazza, do të botohen në gazeten kombëtare “Panorama” dy ditë pas hedhjes së shorteut.

Çdo konsumator i birrës Heineken, që do të shprehë deshirën të marrë pjesë në këtë shorte, mjafton të konsumojë një birrë Heineken dhe menjëherë nga përfaqësuesit e shoqërisë “ALFA” sh.a., do të marrë një kupon me dy ndarje, ku në njërën prej ndarjeve është përcaktuar vendi dhe data e hedhjes së shorteut, këtë pjesë e mban konsumatori dhe në pjesën tjetër konsumatori shënon të dhënat e veta personale si dhe numrin e telefonit, të cilat ia dorëzon përfaqësuesit të shoqërisë “ALFA” sh.a.

Të gjitha pjesët e shkruara nga konsumatorët mblidhen dhe janë pjesë e hedhjes së shorteut. Tërheqja e kuponave fitues gjatë zhvillimit të shortit do të bëhet nga një kuti ku janë vendosur të gjitha kuponat e pjesëmarrësve në short. Përzgjedhja bëhet në mënyrë të rastësishme nga drejtuesi i lojës ose nga një person tjetër.

Neni 4.

Promocioni “Heineken UCL” është i vlefshëm për produktin Heineken të cilat janë importuar nga shoqëria “ALFA” sh.a., të cilat kanë dhe importuesin në etiketën e tyre. Të gjitha produkutet e tjera Heineken që nuk janë të importuara nga shoqëria “ALFA” sh.a. dhe kanë hyrë në teritorrin e shtetit Shqiptar në rrugë jo të ligjshme dhe janë pjesë e konkurencës së pandershme, nuk janë pjesë e këtij shorteu.

Nga shorti përjashtohen të gjithë punonjësit e shoqërisë “ALFA”s.a., të afërmit e radhës së parë dhe të dytë të këtyre punonjësve, dhe kryesisht bashkëshortët dhe fëmijët e tyre.

Neni 5.

Çdo fitues ka të drejtën të plotësojë një formular që është hartuar posaçërisht për këtë promocion, me të dhëna të thjeshta, në momentin që do të paraqitet pranë adresës së shoqërisë për rregulluar dokumentacionin përkates për udhëtimin drejt gjysmë finales së UEFA Champions League.

Në qoftë se fituesi nuk dëshiron të bëjë të mundur plotësimin e këtij formulari ai nuk është i detyruar, përveç faktit që duhet detyrimisht të lërë emër, mbiemër dhe numrin e telefonit.

Në rast se fituesi nuk dëshiron të shkojë për të parë “live” gjysmë finalen, atëherë shoqëria do të bëjë të mundur rimbursimin e vlerës së biletës në para. Asnjë fitues nuk ka të drejtën të transferojë biletën e tij, te persona të tretë.

Neni 6.

Konsumatorët kanë të drejtën e pjesëmarjes së shumefishtë ne short, duke dorëzuar më shumë se një kupon, për të rritur propabilitetin e fitores. Por konsumatoret fitues nuk kanë të drejtë të tërheqin më shumë se një dhuratë. Kjo do të thotë që i njëjti konsumator pas marrjes (fitimit) së një dhurate, në rast se do të jetë përsëri fitues, do të skualifkohet menjëherë për dhuratën e dytë dhe do të zëvendesohet nga një konsumator tjetër konkurues.

Neni 7.

Tërheqja e dhuratave do të bëhet nga vetë fituesit në zyrat qëndrore të shoqërisë “ALFA”s.a. me adresë: Autostrada Tiranë –Durrës, Kilometri i parë, Godina “AGNA Group” (pranë Casa Italia), Tiranë, në çdo përfaqësi në rrethe të shoqërisë “ALFA” sh.a.

Neni 8.

Fituesi është i detyruar të firmosë në rregjistrin përkatës për dorëzimin e biletës fituese dhe marrjen e kësaj dhurate pranë zyrave të shoqërisë.

Neni 9.

Për të bërë të mundur informimin e plotë të konsumatorëve për organizimin dhe hedhjen e këtij shorteu do të organizohen informime të ndryshme televizive, në formën e reklamave. Nje kopje e rregullores së mesiperme do të jetë në adresen elektronike të shoqerisë me adresë www.agnagroup.com

Pjesemarja në këtë promocion presupozon pranimin e pakufizuar dhe të plotë të të gjitha kushteve të shorteut nga pjesëmarrësit në të.

Neni 10.

Për të patur një transparencë sa më të plotë dhe për të zbatuar të gjitha procedurat ligjore të përcaktuara për rastet e tilla, depozitohet i gjithë dokumantacioni që ka të bëjë me promocionin, pranë zyrës noretiale të Znj. Mimoza Sadushaj, e cila do të kryej dhe legalizimet përkatëse të kësaj rregulloreje.

Gjatë hedhjes së shortit në adresën e mësipërme prezente do të jetë dhe Notere Mimoza SADUSHAJ.

Na ndiqni

Facebook Twitter YouTube