Të dashur miq!

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme mbarëbotërore të shkaktuar nga Covid-19 dhe vendimeve të UEFA-s, për ti pezulluar ndjeshjet e UEFA Champions League apo për ti zhvilluar ato pa tifozë,  u bë i pamundur ekzekutimi i promocionit të Heineken për këtë vit.
Me respekt dhe mirënjohje për besimin e treguar kundrejt nesh, ju bëjmë me dije se, të gjitha kodet e depozituara nga ju në www.heineken.com,  do të arkivohen, noterizohen pranë zyrës së shërbimit noterial dhe do të konsiderohen të vlefshme  për një sezon të ardhshëm të UEFA Champions League, kur ndeshjet do ti kthehen  normalitetit. Ky promocion dhe kodet e depozituara do të bëhen të vlefshme në momentin e parë që UEFA do të ndryshojë vendimin e saj.
Shprehim besimin se situata e krijuar do të kalojë shpejt, për tu rikthyer në këtë promocion i cili na dhuron emocione speciale në ndjekjen e ndeshjeve live.
Ju urojmë juve dhe familjeve tuaja shëndet të plotë, që të mundemi ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të krijuar nga Covid-19 dhe gjithçka të kthehet në normalitet.
Mos haroni të kujdeseni për veten, familjarët dhe miqtë tuaj.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

Na ndiqni

Facebook Twitter YouTube