“ ALFA “ s.a.

 

R R E G U L L O R E

 

MBI RREGULLAT E ZHVILLIMIT TE PROMOCIONIT “UCL2021”

 

                                                                          20 Shkurt 2021 – 31 Maj 2021

Kjo rregullore do të shërbejë për të organizuar dhe zhvilluar, promocionin “UCL2021” të organizuar nga shoqëria “ALFA” sh.a

Shorti oragnizohet nga “ALFA” sh.a., si përfaqësuese ekskluzive e birrës Heineken dhe freskueseve Pepsi, në Shqipëri, me qendër në Tiranë, Autostrada Tirane-Durrës, Kilometri 0, Godina AGNA Group.

Shoqëria “ALFA”sh.a. është një shoqëri që operon me sukses në tregun shqiptar, e cila funksionon me Nr: NIPTI J 62903630 D, e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr: 7686 datë 29/10/1993, dhe përfaqësohet me sukses nga Administratori I saj Z.Kristo NAÇI, i datëlindjes 28/04/1973 , i biri i Spiros, lindur në Gjirokastër, e banues po në Gjirokastër, i identifikuar me ID me Nr: 027739517, H30428035Q.

Në të gjithë aktivitetin e saj kjo shoqëri, është karakterizuar nga përgjegjësia në mënyrën e punës dhe në cilësinë e shkëlqyer të produkteve të prodhuara dhe të importuara, duke patur parasysh që të jemi sa më afër konsumatorit, gjithmonë një hap përpara të tjerëve, me produkte sa më cilësore dhe të shumëllojshme, duke patur si qëllim dhe mundësuar një marrëdhënie partneriteti me konsumatorin.

Në këto kushte shoqëria “ALFA” sh.a., ashtu sikurse në gjithë vitet e tjera organizon dhe këtë promocion, për të patur si objektiv komunikimin e kontaktin e drejtpërdrejt me konsumatorin.

Rregullorja ka për qëllim zhvillimin e një promocioni sa më të saktë e transparent për publikun, për të eliminuar cdo lloj abuzimi në lidhje me këtë promocion.

 

         Neni  1.

Promocioni UCL2021 zhvillohet në të gjithë territorin e Shqipërisë për të gjithë shtetasit shqiptarë apo të huaj, me banim në Shqipëri, të cilët shprehin deshirën për të marrë pjesë në këtë shorte.

 

Pjesëmarrësi në short duhet detyrimisht te këtë mbushur 18 vjec dhe të posedojë një, tapë të birrës Heineken që merret menjëherë me konsumimin e një birre Heineken.

Konsumatori nuk do duhet të paguajë asnjë cmim ekstra për të marrë pjesë në këtë promocion, por mjafton të konsumojë/blejë birre Heineken në të njëjtin ambjent tregtar dhe me të njëjtin çmim që ka konsumuar/blerë më parë. 

Tapat e shishes Heineken do të kenë një kod ku pjesëmarrësit për të marrë pjesë në këtë promocion duhet të hedhin në aplikacionin e web sit-in (adresën elektronike) www.heineken.com

Çdo pjesëmarrës duhet të hedhë kodin ne këtë aplikacion dhe të regjistrojë të dhënat e tij online në faqen e internetit.

 

           Neni  2.

UCL2021” organizohet për një periudhë që përfshin kohën nga 20 Shkurt deri ne 31 Maj 2021

Dhuratat ne Total do të jene 19 copë kupona per blerje ne dyqanet Adidas ng ate cilat 15 kupona me vlere 25.000 leke dhe 4 kupona VIP me vlere 50.000 leke secili.

 

Të gjitha dhuratat e ofruara nga shoqeria “ALFA” sh.a., për këtë promocion duhet të shpallen detyrimish brenda afatit maksimal 31 Maj 2020. Jashtë këtij afati personat e dalë fitues prej konsumatoreve nuk do të kenë asnjë vlerë për tërheqje dhuratash, pavarësisht se në treg mund të këtë produkte përpara dhe pas datave të promocionit të përcaktuara në këtë rregullore.

 

Promocioni “UCL2021” është I vlefshëm për produktet të cilat importohen nga shoqëria “ALFA” sh.a. dhe për asnjë product tjetër I njëjtë por që mund të jetë I importuar nga jashtë dhe nuk është pjesë e kësaj shoqerie.

Produktet për të cilat është i vlefshëm promocioni janë: Heineken Shishe 0.33 lit.

Menyra e funksionimit të promocionit është nëpërmjet kodeve të ndodhur poshtë tapave të shisheve.

Për Heineken: Poshtë tapave të shisheve janë shënuar kodet unike me anë të të cilave fiton dhuratat përkatëse. Çdo pjesëmarrës duhet të hedhë kodin nëpërmjet adresës web www.heineken.com 

Përpara regjistrimit të kodit çdo konsumator duhet të regjistrojë sakte të dhënat e tij.

 

Shpallja e fitueseve online do të bëhet në bazë të tabelës së mëposhtme për gjatë cdo jave që do të realizohet promocioni. Shorteu për fituesit Online do të hidhet në adresën: Adresa ku do të hidhet shorteu: Zyrat e Agna Group – Autostrada Tiranë- Durrës km 0, (Pranë Casa Italias) 1001.

 

 

Gjatë hedhjes së kodit konsumatorët duhet të plotësojnë këto të dhëna: Emri, Mbiemri, Numri i telefonit, data e lindjes, Emaili dhe qyteti. Të dhënat duhet të jenë të sakta pasi cdo fitues i shpallur duhet ta tërheqë cmimin e fituar me kartën e identitetit apo pasaportën e tij.

Nëse të dhënat nuk janë të sakta fituesi skualifikohet dhe i hiqet e drejta për të tërhequr cmimin.  Përzgjedhja e fituesve bëhet në mënyrë elektronike sipas një algoritmi matematikor i gjeneruar në një faqe exeli me të dhënat e marra nga aplikimet në faqen e internetit www.heineken.com

Shorteu hidhet në mënyrë elektronike në zyrat e Agna group.

Një person mund të jetë vetëm një herë fitues i dhuratave. Nëse rastësish një person zgjidhet 2 herë ai do të perjashtohet herën e dytë dhe do të zgjidhet një person tjetër.

Fituesit do të shpallen ne faqen përkatëse të Facebook (www.facebook.com/agnagroup) dhe të internetit: www.agnagroup.com. Ata do të lajmërohen edhe nëpërmjet telefonit nga përfaqësuesit e Alfa Sha,

Nëse ka fituar pjesëmarrësi duhet ta tërheqë çmimin e tij brenda dy javësh në adresën e mëposhtme: shoqëria “ALFA”sh.a., Autostrada Tiranë – Durrës, kilometri i parë.

 

         Neni  4.

Promocioni UCL2020” është i vlefshëm për produktin Heineken të cilat janë importuar nga shoqëria “ALFA” sh.a., të cilat kanë dhe importuesin në etiketën e tyre.

Të gjitha produkutet e tjera Heineken që nuk janë të importuara nga shoqëria “ALFA” sh.a. dhe kanë hyrë në territorrin e shtetit Shqiptar në rrugë jo të ligjshme dhe janë pjesë e konkurrencës së pandershme, nuk janë pjesë e këtij shorteu.

 

Gjithashtu në përzgjedhjen online do të përfshihen të gjithë kodet e promocionit të vitit 2020, të cilat për shkak të pandemisë globale nuk u shfrytëzuan dhe u vendos sipas kerkese “Për ndryshimin e kushteve të Rregullores së promocionit “U.C.L.2020”, sipas Autorizimit Nr: 82, datë 10/02/2020” të quhen të vlefshme për shorteun e vitit 2021.

Nga shorti përjashtohen të gjithë punonjësit e shoqërisë “ALFA”s.a., të afërmit e radhës së parë dhe të dytë të këtyre punonjësve, dhe kryesisht bashkëshortet dhe fëmijët e tyre.

       Neni  5.

Çdo fitues ka të drejtën të plotësojë një formular që është hartuar posaçërisht për këtë promocion, me të dhëna të thjeshta, në momentin që do të paraqitet pranë adresës së shoqërisë për të tërhequr dhuratën.

Në qofte se fituesi nuk dëshiron të bëjë të mundur plotësimin e këtij formulari ai nuk është I detyruar, përveç faktit që duhet detyrimisht të lërë emër, mbiemër dhe numrin e telefonit.

         Neni  6.

Konsumatorët kanë të drejtën e pjesëmarjes së shumëfishtë në short, duke dorëzuar më shumë se një kupon, për të rritur propabilitetin e fitores.

Por konsumatoret fitues nuk kanë të drejtë të tërheqin më shumë se një dhuratë. Kjo do të thotë që I njejti konsumator pas marrjes (fitimit) të një dhurate, në rast se do të jetë përsëri fitues, do të skualifkohet menjëherë për dhuratën e dytë dhe do të zëvendesohet nga një konsumator tjetër konkurues.

Neni  7.

Tërheqja a dhuratave do të bëhet nga vetë fituesit në zyrat qendrore të shoqërisë “ALFA”s.a. me adresë: Autostrada Tiranë –Durrës, Kilometri i parë, Godina “AGNA Group” (pranë Casa Italia), Tiranë.

Ne momentin e dorezimit te dhuratave kompania ka te drejten te fotografoje dhe/apo filmoje fituesin e dhurates per qellime transparence me konsumatoret e tjere dhe promovimi te brandit te kompanise.

         Neni  8.

Fituesi është i detyruar të firmosë në rregjistrin përkatës për dorëzimin e dhurates dhe marrjen  e kësaj dhurate pranë zyrave të shoqërisë.

 

         Neni  9.

        Për të bërë të mundur informimin e plotë të konsumatorëve për organizimin dhe hedhjen e këtij shorteu do të organizohen informime të ndryshme televizive/digitale, në formën e reklamave. 

 

Një kopje e rregullores së mësipërme e.t.j. do të jetë në adresën elektronike të shoqërisë me adresë www.agnagroup.com

 

Pjesëmarja në këtë promocion presupozon pranimin e pakufizuar dhe të plotë të të gjitha kushteve të shorteut nga pjesëmarrësit në të.

       

          Neni 10.

Për të patur një transparencë sa më të plotë dhe për të zbatuar të gjitha procedurat ligjore të përcaktuara për rastet e tilla, depozitohet I gjithë dokumantacioni që ka të bëjë me promocionin, pranë zyrës noretiale të Znj. Mimoza Sadushaj, e cila do të kryejë dhe legalizimet përkatëse të kësaj rregulloreje.

 

Gjatë hedhjes së shortit në adresën e mësipërme prezente do të jetë dhe Notere Mimoza SADUSHAJ.

 

 

            

 

 

Na ndiqni

Facebook Twitter YouTube